Maqedoni
Parashikimi i motit
06.09.2026 11:25
Me diell dhe ngrohtë, me temperaturë deri në 37 gradë...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet dhe do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga 28 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior.
