Maqedoni
Vazhdon lufta me zjarret
06.09.2026 11:41
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur...

Në terren vazhdon lufta me zjarret. Në zonat e paarritshme po intervenohet edhe nga ajri. Gjendja është alarmante. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 6 janë aktive, 5 janë nën kontroll dhe 19 janë shuar.
Aktive janë zjarret pranë fshatrave Graçan dhe Nikishtan, në Belicë pranë Makedonski Brodit, në Komunën e Çuçer-Sandevës pranë fshatit Brest, në fshatrat Knezhnjë, Dobrenoec dhe Tajmishte të Kërçovës, si dhe në Komunën e Novosellës, në fshatin Stiniq.
