Kolumbia mposht Brazilin, dështon Neymar

18.06.2015 15:20

Brazili ka pësuar disfatën e parë që nga Botërori i verës së kaluar, me Kolumbinë që fitoi me rezultat minimal në takimin e mbrëmshëm të Copa America...

Ishte mbrojtësi Jeison Murillo ai që shënoi golin e vetëm, nëntë minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes.

Kolumbia ishte mbyllur kryesisht në mbrojtje deri para shënimit të golit, që erdhi pas një harkimi të Juan Cuadrados nga goditja e lirë.

Pas fundit të ndeshjes, pati edhe përplasje në mes të lojtarëve të dyja ekipeve, të cilët u larguam ndaras, me gjyqtarin që ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin brazilian Neymar, dhe atë kolumbian Carlos Bacca.

Braziliani po ashtu kishte rastet më të mira për të shënuar për Brazilin, duke çuar topin drejt në duart e David Ospinas, dhe një herë tjetër duke dërguar jashtë goli.

Fitorja ishte vetëm e treta në 28 takime të Kolumbisë me Brazilin, derisa ata kanë fituar ndaj fqinjëve vetëm një herë në Copa America, atë të vitit 1991.

Brazili në takimin e radhës do të përballet me Veneluezën, për të siguruar një vend në rundin e ardhshëm.