US Open, Zverev dhe Osaka në raundin e katërt
06.09.2026 17:32
Pas një fillimi jo të sigurt të garave të Kampionatin e hapur të SHBA-vë në tenis...

Pas një fillimi jo të sigurt të garave të Kampionatin e hapur të SHBA-vë në tenis, ku në raundin e parë dhe të dytë zhvilloi nga pesë sete, tenisti gjerman Alexander Zverev, numri një i turneut të sivjetshëm, në raundin e tretë mposhti bindshëm kilianin Alejandro Tabilo me rezultatin 2:0 (6-2, 7-6 (2), 6-2) në sete. Zverev, i cili në qershor fitoi titullin e tij të parë Grand Slam në Roland Garros, ndërsa në korrik luajti finalen e wimbledonit, në raundin e katërt do të përballet me Luciano Darderi. Italiani në raundin e tretë ishte më i mirë se australiani Dane Sëeeney, duke fituar me rezultatin 2:1 (6-4, 6-3, 6-3).
Në konkurrencën e femrave, ish-kampionia Naomi Osaka arriti në raundin e katërt pas fitores 2:1 (6-3, 3-6, 7-5) në seta ndaj belges Elise Mertens. Kundërshtare e saj në raundin e ardhshëm do të jetë tenistja nga Kazakistani, Jelena Rybakina, e dyta në renditje, e cila mposhti ukrainasen Yulia Starodubtseva me rezultatin maksimal 2:0 (7-6 (6), 6-3) në seta. (Gazetar: Safet Ademi)
