Diamond League – Bruksel, rekordet shkëlqyen në garën finale
06.09.2026 17:36
Shtatë rekorde të mitingut u thyen si katër kohëra më të mira u shënuan të shtunën mbrëma në finalen e Vanda Ligës së Diamantit në Bruksel...

Dita e dytë e finales së Diamond League në atletikë, në Bruksel, solli një sërë garash të shkëlqyera dhe shtatë rekorde të mitingu si dhe katër rezultate më të mira të sezonit. Në veçanti spikati hedhja fantastike e xhamajkanit Rajindra Campbell në disiplinën e hedhjes së gjyles. Ai arriti rezultatin prej 23.08 metrash, duke u ngjitur në vendin e katërt të të gjitha kohërave.
Zvicerania Audrey Werro triumfoi në garën e 800 metrave. Ajo e përfundoi garën me kohën 1:54.75, duke thyer rekordin e mitingut të Pamela Jelimo-s, i cili qëndronte prej 18 vitesh. Ajo ishte vetëm 0.06 sekonda më e shpejtë se Femke Bol.
Alison dos Santos fitoi në 400 metra me pengesa. Braziliani triumfoi me kohën 46.70 sekonda, duke përmirësuar një rekord të mitingut që kishte qëndruar për 40 vjet.
Mbajtësit e rinj të rekordeve botërore, amerikania Masai Russell në 100 metra me pengesa dhe braziliani Alison dos Santos në 400 metra me pengesa, konfirmuan formën e shkëlqyer. Russell regjistroi 12.20 sekonda, ndërsa Dos Santos 46.70 sekonda. (Gazetar: Safet Ademi)
