Shqiptarët i sjellin pikë Grasshoppersit
06.09.2026 17:45
Shqiptarët Samuel Krasniqi e Bujar Pllana i sjellin pikë të madhe skuadrës së Grasshoppersit...

Shqiptarët Samuel Krasniqi e Bujar Pllana i sjellin pikë të madhe skuadrës së Grasshoppersit, duke barazuar me rezultat 2:2 me Zurich-un. Samuel Krasniqi e shënoi golin e parë për Grasshoppersin, në minutën e 58 për 1:1. Ndërsa golin e dytë me asistim të Krasniqit e realizoi Bujar Pllana në 90+6 minuta.
Për Zurichun në golin e parë asistoi Bledian Krasniqi. Pllana, Krasniqi e Amir Abrashi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi. Krasniqi e Lindrit Kamberi e kompletuan ndeshjen te Zurichu. Ishte kjo ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Zvicrës. (Gazetar: Safet Ademi)
