Mitrovski shënoi gol e parë sezonal
06.09.2026 17:48
Reprezentuesi i Maqedonisë, Dimitar Mitrovski, shënoi gol në fitoren bindëse të Olimpijës në kampionatin slloven....

Reprezentuesi i Maqedonisë, Dimitar Mitrovski, shënoi gol në fitoren bindëse të Olimpijës në kampionatin slloven. “Bardhejeshilët” nga Ljubljana mbrëmë triumfuan me rezultat 3-0 ndaj skuadrës së Grosupljes, ndërsa reprezentuesi maqedonas shënoi golin e parë për Olimpijën në minutën e 27-të, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi 1-0. Ai luajti deri në minutën e 65 dhe u zëvendësua nga Indrit Tuci.
Golin e dytë për vendasit e shënoi shqiptari Marvin Cuni në minutën e 79-të. Skuadra nga kryqendra sllovene nga pankina drejtohet Jugosllav Treçevski. Për trajnerin nga Strumica, kjo ishte triumfi i dytë në tri xhirot e fundit. Me tri pikët e reja, Olimpija vazhdon ngjitjen në tabelën e kampionatit slloven. (Gazetar: Safet Ademi)
