Futboll, shkarkohet trajneri i dytë në LPFM

06.09.2026 17:50

Pas vetëm gjashtë javë kampionat në elitën e futbollit vendor vjen edhe shkarkimi i dytë i trajnerëve...

Nikola Kuzmanov nuk do të jetë më trajner i Bregallnicës. Pas vetëm gjashtë javësh kampionat, bardheblutë nga Shtipi, kanë vendosur ta shkarkojnë Kuzmanovin. S’bashku me të janë pushuar nga puna edhe anëtarët tjerë të stafit teknik të kësaj skuadre të sa po kthyer në elitën e futbollit vendor. Shkak janë bërë rezultatet, në katër javët e fundit ku kanë tri humbje dhe 1 barazim. 
 
Humbja e fundit 1:0 në shtëpi me Shkëndijën e Haracinës, e mbushi kupën dhe Bregallnica, ditëve në vijim do të ketë trajner të ri. Kështu pas argjentinasit Kristian Fabiani, Kuzmanov është vetëm trajneri i dytë që shkarkohet pas gjashtë javë gara. (Gazetar: Safet Ademi)