Volejboll, Maqedonia për herë të katërt radhazi në Eurovolley

06.09.2026 17:51

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll për meshkuj, pas vitit 2019 kur debutoi në Ljubljanë, për herë të katërt radhazi do të merë pjesë në një kampionat evropian....

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll të hënën do të udhëtojë drejt Sofjes, ku më 9 shtator zyrtarisht do ta nisë pjesëmarrjen e saj të katërt në fazën finale të Kampionateve Evropiane. Përzgjedhësi i përfaqësueses së seniorëve të Maqedonisë, Josko Milenkoski, për herë të dytë do t’i drejtojë volejbollistët më të mirë të vendit në një garë të madhe – EuroVolley 2026. 
 
Trajneri Milenkoski, për të cilin ky do të jetë Kampionati i fundit Evropian, në të cilin do ta drejtojë këtë ekip, ashtu si edhe e gjithë stafi i përfaqësueses,janë të  vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në Grupin B në Sofje. Përfaqësuesja e Maqedonisë në EuroVolley 2026 është pjesë e Grupit B, ku përveç Bullgarisë, kundërshtarë do të ketë edhe kampionin aktual evropian, Poloninë, si dhe Ukrainën, Portugalinë dhe Izraelin. 
 
Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga 9 deri më 16 shtator në Sofje, ndërsa tri përfaqësueset e para në Kampionatin Evropian 2026 do të sigurojnë pjesëmarrjen direkte  në Kampionatin Botëror të FIVB-së I cili në vitin  2027 do të mbahet  në Poloni. (Gazetar: Safet Ademi)