Maqedoni

Parashikimi i motit

07.09.2026 08:40

Me diell dhe ngrohtë, me temperaturë deri në 35 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 19°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35°C
 
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 14°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34°C.
 
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), nesër do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta lokale gjatë ditës. Nga e mërkura vijon një periudhë me mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima.