Maqedoni

Artan Grubi në bankën e të akuzuarve

07.09.2026 09:02

Grubi para trupit gjykues duhet të deklarojë nëse ndihet fajtor për keqpërdorimin e 8 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore....

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi para trupit gjykues duhet të deklarojë nëse ndihet fajtor për keqpërdorimin e 8 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore. Në bankën e të akuzuarve ai u ul para rreth 10 ditësh, por fillimi i gjykimit u shty me kërkesë të avokatëve të tij, të cilët nuk i kishin marrë provat. Përveç Grubit, ende janë të akuzuar edhe shtatë persona të tjerë. I akuzuari i parë, Përparim Bajrami, ish-drejtor i Lotarisë, është në arrati.
 
Prokuroria do ta dëshmojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare me 231 prova materiale, ndërsa do të thirren edhe shtatë dëshmitarë. Edhe pse gjatë hetimit Prokuroria e ndiqte Grubin për përvetësim në shërbim, vepër për të cilën parashikohen dënime të larta me burg, pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria shpjeguan se provat e siguruara kanë treguar se personat e përfshirë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.