Maqedoni
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
07.09.2026 09:23
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti...

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i rritur. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
