Maqedoni

Skadon afati për kandidaturat për pasuesin e Abazit

07.09.2026 09:46

Ka skaduar afati për paraqitjen e kandidatëve për pasuesin e shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi....

Ka skaduar afati për paraqitjen e kandidatëve për pasuesin e shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi. Sot do të priten edhe aplikimet e dërguara me postë. Deri më tani, në Këshillin e Prokurorëve Publikë kanë arritur pesë kandidatura.
 
Për postin e drejtuesit të Prokurorisë kandidojnë prokurorët nga Prokuroria e Lartë, Jovan Cvetanoski dhe Trajçe Pelivanov, prokurorja nga Prokuroria Publike e Shkupit, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit, Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi. Abazi, të cilit mandati i përfundon më 8 nëntor, ka njoftuar se nuk do të kërkojë mandat të dytë.
 
Më 28 tetor, prokurorët do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.