Maqedoni

42 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktive

07.09.2026 10:10

Sipas informacioneve deri në orën 07:30, aktive janë zjarret pranë fshatrave Graçan dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit...

Sipas informacioneve deri në orën 07:30, aktive janë zjarret pranë fshatrave Graçan dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku zjarri është aktiv edhe në territorin e Kosovës, si dhe në lokalitetin Ramno, pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës.
 
Zjarre aktive ka edhe në zonën mes fshatrave Burinec, Llukov dhe Sellcë në rajonin e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Mileti në Komunën e Bërvenicës.
 
Nën kontroll janë zjarret pranë fshatrave Knezhnjë dhe Dobrenoec dhe pranë fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës, pranë fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit, në deponinë e qytetit në Dellçevë, si dhe zjarri mes fshatrave Ruginçe dhe Orah në Komunën e Staro Nagoriçanit.
 
Gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht 32 zjarre në disa lokacione në mbarë vendin, ndër të tjera në Petrovec, Gazi Babë, Studeniçan, Çuçer-Sandevë, Gjorçe Petrov, Saraj, Tearcë, Kratovë, Kumanovë, Likovë, Berovë, Shtip, Strugë, Kërçovë, Dollnen, Manastir, Novaci, Gjevgjeli, Novo Sellë, Strumicë, Krushevë, Ohër dhe Gradsko.