Maqedoni
Seanca e parë plenare pas pushimit veror, priten ligjet reformuese
07.09.2026 10:36
Gashi zhvilloi koordinim të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare lidhur me aktivitetet e planifikuara dhe punën e legjislativit gjatë këtij muaji....

Në Kuvend, kryetari Gashi zhvilloi koordinim të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare lidhur me aktivitetet e planifikuara dhe punën e legjislativit gjatë këtij muaji. Pas pushimeve verore, seanca e parë plenare u mbajt më 2 shtator, ndërsa një tjetër është caktuar për 11 shtatorin, me mundësi që të caktohen edhe një ose dy seanca të tjera.
Pyetjet e deputetëve do të mbahen të enjten e fundit të muajit. Nga Qeveria priten zgjidhjet ligjore që burojnë nga agjenda reformuese.
Ende nuk ka marrëveshje ndërmjet pushtetit dhe opozitës për miratimin e ligjeve për të cilat nevojitet Badenteri.
