Maqedoni

Për 8 Shtatorin, të shtëna nderi me artileri në kazermën “Ilinden”

07.09.2026 10:50

Të shtëna nderi me artileri do të kryhen sot në kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë....

Të shtëna nderi me artileri do të kryhen sot në kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë. Të shtënat do të fillojnë në orën 19:00, ndërsa paraprakisht, në orën 18:00, do të kryhen të shtënat provuese.
 
Nga Armata informojnë se të shtënat e nderit do të realizohen nga njësia e Batalionit të Artilerisë, me 10 breshëri nga gjashtë mjete artilerie.
 
Të shtënat provuese me artileri do të kryhen në orën 18:00, me një breshëri nga gjashtë mjete artilerie.
 
Të shtënat e nderit janë pjesë e aktiviteteve protokollare të Armatës me rastin e festës shtetërore – 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.