Ekonomi
Shtrenjtohen karburantet, nga mesnata çmime të reja
07.09.2026 13:03
Nga mesnata riten çmimet e derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4,89 % në raport me vendimin e datës 31.8.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,591 denarë për kilogram.
Nga data 8.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 97,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 99,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 101,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 105,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 46,001 (denarë/kilogram)
