Ekonomi

Blerja e produkteve bujqësore, Serafimovski: Hetim nga Komisioni i Konkurrencës

07.09.2026 15:22

Situata me blerjen e specave, orizit, rrushit “vranec” dhe produkteve të tjera bujqësore do të shqyrtohet edhe në aspektin e funksionimit të tregut....

Situata me blerjen e specave, orizit, rrushit “vranec” dhe produkteve të tjera bujqësore do të shqyrtohet edhe në aspektin e funksionimit të tregut. Ministria e Bujqësisë gjatë kësaj jave do t’i dorëzojë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës një iniciativë për të verifikuar nëse ka shkelje të rregullave të konkurrencës apo praktika të padrejta ndaj fermerëve. Ministri Borçe Serafimovski tha se, përveç kontrolleve të rregullta, do të aktivizohen të gjitha mekanizmat ligjore në dispozicion.
 
“Situatën nuk do ta shqyrtojmë vetëm përmes kontrolleve individuale në pikat e blerjes, por edhe përmes strukturës së përgjithshme dhe funksionimit të tregut. Nga Komisioni do të kërkojmë të përcaktojë nëse ekzistojnë indice për koordinim të palejuar mes blerësve, abuzim me fuqinë e tregut apo zbatim të praktikave të padrejta tregtare ndaj prodhuesve.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski.
 
Serafimovski theksoi se institucionet nuk do të shpallin paraprakisht përgjegjës dhe fajtorë, por do të përdorin të gjitha kapacitetet në dispozicion për të verifikuar faktet në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
 
“Kushtet e tregut nuk mund të jenë justifikim për mosrespektimin e marrëveshjeve, klasifikimin jotransparent apo bartjen e të gjithë rrezikut te fermerët. Kur bëhet fjalë për punën dhe të ardhurat e tyre, institucionet duhet të veprojnë në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe vendimtare.”, - theksoi ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski.
 
Ministri foli edhe për sëmundjen e deleve. Deri tani janë regjistruar 64 vatra, e rreth 10 mijë dele kanë ngordhur. Fermerët me tufa të prekura do të dëmshpërblehen, ndërsa institucionet po punojnë për sigurimin e vaksinave përmes Komisionit Evropian, Turqisë dhe FAO-s. Serafimovski u bëri thirrje blegtorëve të respektojnë masat mbrojtëse, të raportojnë rastet e dyshimta dhe të dezinfektojnë pajisjet, veçanërisht gjatë qethjes së deleve.
 
ABIBE QAILI