Nikollovski: Ndërtimtaria shënon rritje prej 22 për qind

07.09.2026 15:39

Të dhënat e fundit statistikore...

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se, në kuartalin e dytë të këtij viti, rritja në sektorin e ndërtimtarisë ka kapur shifrat e 22 për qind rritje, që është një rritje e jashtëzakonshme, ka vlerësuar ministri i Ministrisë së Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Ai tha se kjo është një rritje jashtëzakonisht e lartë, nuk është rritje e paparashikuar dhe e papritur dhe nuk është fenomen vetëm për tremujorin e dytë, por ka qenë një vazhdimësi që nga viti i kaluar.

“Bëhet fjalë për një rritje të lartë dhe nuk është fenomen vetëm për tremujorin e dytë të këtij viti, por është një punë e vazhdueshme që nga viti i kaluar. Në vitin 2024, ne hodhëm themelet, vendosëm projektet dhe që nga viti 2025 kemi parë zhvillim të fortë në sektorin e ndërtimit. Çdo tre mujor është shumë, shumë mbi mesataren e mëparshme. Ky është tremujori më i lartë në histori, apo më mirë thënë shuma e përgjithshme e projekteve të realizuara është rreth 242 milionë euro, për vetëm tre muaj, dhe nëse e krahasojmë këtë periudhë të një viti më herët, tregojnë se kemi rritje prej 22 për qind.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Nikollovski po ashtu ka theksuar se kjo rritje tregon se pushteti qendror dhe ai lokal fuqishëm janë në koordinim mes tyre për realizimin e projekteve të rëndësishme, dhe të njëjtat do të gjenerojnë të ardhura plus për vendin dhe të hapjeve të vendeve të reja të punës.

Sipas Nikollovskit, kësaj rritjeje i ka ndihmuar edhe realizimi i shumë projekteve nga ana e komunave, e të cilat kanë qenë të ndihmuara nga ana e Qeverisë.

“Siç e dini, kemi pasur dy thirrje për përkrahjen e komunave, në thirrjen e parë ishin të siguruara rreth 242 milionë denarë, ndërsa në thirrjen e dytë rreth 328 milionë denarë. Në gjithë këtë mund t’i shtojmë edhe mbështetjen nga ana e buxhetit të shtetit dhe të Ministrisë për Transport rreth 1 milion euro, dhe këtë do ta vazhdojmë ta realizojmë.”, - theksoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Këto pohime, ministri Nikollovski i bëri në Kumanovë gjatë dorëzimit të automjeteve të reja të shërbimeve të blera nga Banka Botërore. (Fitim Kryeziu, TVM2)