Durmishi: Do të merren masa, nëse çmimet rriten pa arsye
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka theksuar se Qeveria dhe ministritë përkatëse do t’i përdorin të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion, nëse vërehet se ka veprime devijuese, apo rritje të çmimeve të produkteve ushqimore nga ana e tregtarëve, edhe atë pa ndonjë arsyetim të logjikshëm ekonomik.
Durmishi po ashtu theksoi se është mirë që fillimisht të pritet të publikohen të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave për muajin gusht, dhe nëse shihet se çmimet e produkteve kanë shënuar rritje, atëherë do të merren masa.
“Po presim që të dhënat të publikohen këto ditë dhe të shohim se si është situata me çmimet në gusht. Çdo tremujor, Inspektorati i Tregut gjithashtu del në terren dhe raporton për çmimet. Kur të publikohen të dhënat për gushtin nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe Inspektorati i Tregut, ne do ta informojmë publikun dhe, nëse është e nevojshme, do të veprojmë si në të kaluarën dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion, nëse ka sjellje devijuese ose rritje të çmimeve të ushqimeve nga tregtarët pa justifikim ekonomik.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Ministri Durmishi po ashtu ka theksuar se dikasteri i tij nuk ka informacion për shoqërimin e karteleve midis blerësve të produkteve bujqësore dhe inkurajon ministrin përkatës të veprojë, nëse ka indikacione të tilla.
Në raste të tilla, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës do të dalë në terren dhe do të kontrollojë të gjitha shoqërimet dhe do t'i ndëshkojë ato brenda kornizës së mundësive ligjore.
Këto pohime, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i bëri gjatë takimit dypalësh me ministrin e Punës e Shtetit të Katarit, Ali Bin Samih Al Marri.
Në kuadër të takimit, ministrat nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në fushën e punës midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës së Shtetit të Katarit, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës.
