Botë

UNHCR, vitin e kaluar numër rekord emigrantësh

18.06.2015 15:51

Numri i refugjatëve dhe të të zhvendosurve në brendësi në vitin 2014 ka qenë në nivel rekord-59,5 milionë njerëz...

Numri i refugjatëve dhe të të zhvendosurve në brendësi në vitin 2014 ka qenë në nivel rekord-59,5 milionë njerëz, që është për 8,3 milionë më shumë sesa në vitin 2013.

Kjo thuhet në raportin e UNCHR-së. Vitin e kaluar çdo ditë në mesatare 42.500 persona kanë qenë të detyruar t'i braktisin vendlindjet e tyre. Rusia është në vend të parë në botë për nga lutjet e adresuara për azil nga autoritetet-pothuajse 275 mijë në vitin 2014, thuhet në dokument.

Numri i refugjatëve është rritur posaçërisht pas vitit 2011 për shkak të konfliktit sirian.

Në Siri ka 7,6 të shpërngulur në brendësi dhe 3,88 milionë refugjatë deri në fund të vitit 2014.

Afganistan-2,59 milionë refugjatë dhe omali, gjithsej 1,1 milionë refugjatë. Në vitin 2014 vetëm 126.800 refugjatë kanë arritur të kthehen në rajonin e tij-kjo është një shifrë më e ulët në 31 vitet e kaluara.