Vrasje në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje ku humbi jetën një person
07.09.2026 15:50
Një 26-vjeçar është vrarë me armë zjarri...

Një 26-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen Duqanxhik të Shkupit.
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve "Prohor Pçinski" dhe Vojdan Çernodrinski" në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
“Një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë,” - thonë nga MPB.
