Apolonia tërhoqi 92 mijë turistë në 8 muaj

07.09.2026 16:32

Nga janari deri në gusht, 92 mijë turistë e kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Apolonisë...

Nga janari deri në gusht, 92 mijë turistë e kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Harta e turistëve është zgjeruar nga çdo skaj i botës, por kryesojnë evropianët.

Apolonia është destinacion i çdo stine por vera, shënon fluksin më të lartë të turistëve. Brenda Manastirit gjendet muzeu arkeologjik, ku ka objekte te shumta të  zbuluara gjatë ekspeditave arkeologjike.

Gjatë kësaj periudhe edhe ekspeditat kanë qenë aktive me zbulime te reja. Prej një viti në kuadër të projektit shqiptaro-francez për termat romakë është gërmuar në një sipërfaqe prej 1.000 metër katrorë, ndërsa vijon edhe një projekt me Gjermaninë.

Me vlerat historike që mbart Apolonia, mbetet një dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore dhe një magnet i fuqishëm për turizmin. (Luljeta Ndoka, TVM2)