Vatikan, Papa ka publikuar një dokument për ambientin
18.06.2015 15:53
Papa Françesku sot e ka publikuar një dokument me mësime për ambientin, duke kërkuar që karburantet e fosileve “në mënyrë progresive të zëvendësohen pa vonesë”...

Në letrën për klerikët katolikë të publikuar sot, Papa Françesku, në masë të madhe, e ka fajësuar aktivitetin njerëzor për nxehje globale.
Ai ka kërkuar që bota e pasur ta ndryshojë mënyrën e jetës dhe shpenzimin e energjisë për ta evituar shkatërrimin e ekosistemeve. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
