Maqedoni

Parashikimi i motit

08.09.2026 11:15

Ngrohtë me erë juglindore, nga nesër pasdite vende-vende reshje shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.