Maqedoni
Marrin çmime maturantët më të mirë nga Shkupi
18.06.2015 16:18
Gjithsej 25 maturantë më të mirë nga 21 shkolla të mesme në Shkup (21 me arsim të mesëm katërvjeçar dhe katër me arsim të mesëm trevjeçar)...

Gjithsej 25 maturantë më të mirë nga 21 shkolla të mesme në Shkup (21 me arsim të mesëm katërvjeçar dhe katër me arsim të mesëm trevjeçar) sot kanë marrë çmime për të parët e gjeneratës për vitin shkollor 2011-2015, respektivisht 2012-2015, në manifestimin e nëntë të Qytetit të Shkupit "Takim i të parit me më të mirët".
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski u ka dorëzuar mirënjohje dhe çmime në para prej 20.000 denarëve dhe u ka dëshiruar sukses në arsimin e tyre të mëtutjeshëm dhe në karrierë.
Trajanovski theksoi se gjithë manifestimi është që ta afirmojnë diturinë dhe suksesin shkollor të udhëheqësve të gjeneratës në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit dhe u ka dhënë mirënjohje publike për rezultatet e arritura.
Manifestimi është mbajtur në Teatrin kombëtar të Maqedonisë ku të ftuarve u janë prezantuar rezultatet më të mira për këtë vit dhe përmes videoprezantimit u është shprehur se cilat i kanë pasur lëndë të preferuara, si e plotësojnë kohën e lirë dhe cilin profesion do ta zgjedhnin.
