Maqedoni

Ohër, lëshohet në përdorim aeroporti i rindërtuar

08.09.2026 11:49

Lëshohet në përdorim aeroporti i rindërtuar “Shën Apostull Pali” në Ohër...

Lëshohet në përdorim aeroporti i rindërtuar “Shën Apostull Pali” në Ohër. Sipas kryeministrit Mickoski, ky aeroport ka rëndësi të madhe për zhvillimin e këtij rajoni. Ndërkaq, ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër e shkurton distancën për vajtje – ardhje në këtë aeroport, thotë ministri i Transportit.   
 
“Aeroporti i Ohrit është hallkë e rëndësishme, para së gjithash për zhvillimin e tërë rajonit, për zhvillimin e Maqedonisë si shtet dhe zhvillimin e Ohrit, Strugës dhe komunave që janë afër këtij aeroporti. Më shumë turistë, më shumë potenciale turistike, e në këtë mënyrë praktikisht ne zhvillojmë ekonominë e Maqedonisë. Nga ajo që mund ta di, përfaqësuesit e aeroportit të TAV-it, me të vërtetë kanë bërë përshtypje me punën e tyre në Maqedoni gjatë viteve të fundit.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
“Sigurisht, këtij aeroporti praktikisht të ri do t’i ndihmojë shumë edhe infrastruktura e re. E dini se po ndërtohet intensivisht autostrada Ohër–Kërçovë. Tashmë pjesa deri te aeroporti ka përfunduar. Tashmë nga Ohri deri në aeroport mund të arrihet përmes autostradës. Arrihet deri te një nyje e bukur rrugore, e cila është rregulluar vërtet bukur. Do të doja të falënderoja Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore dhe të gjithë ata që kanë punuar në rregullimin e saj. Vërtet, duket mrekullueshëm. Dhe, në këtë mënyrë, praktikisht, udhëtimi drejt aeroportit të Ohrit bëhet më i shpejtë.”, - theksoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.