Rajon

Shqipëri, Kuvendi nis sot sesionin e ri

08.09.2026 12:12

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet në aktivitet pas pushimit veror...

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet në aktivitet pas pushimit veror. Në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar.
 
Edhe pse Kushtetuta parashikon që sesioni i vjeshtës të nisë të hënën e parë të shtatorit, këtë vit rikthimi i deputetëve është shtyrë me një ditë për shkak të pushimit zyrtar. Seanca e parë pritet të ketë një karakter kryesisht ceremonial. Fjalën hapëse do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa ende nuk është e qartë nëse do të ketë ndërhyrje nga drejtuesit e grupeve parlamentare.
 
Përtej seancës së hapjes, sesioni i ri parlamentar pritet të rikthejë në qendër të debatit politik edhe reformën territoriale.