Rajon

Kosovë, IKD: Kushtetuta mbrohet, duke hequr bllokadën

08.09.2026 12:33

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit...

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke vlerësuar se tejkalimi i afatit kushtetues nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e mosfunksionalizimit të institucionit.
 
IKD-ja e ka konsideruar pozitive gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e thirrur për 9 shtator, duke kërkuar që procesi i konstituimit të përfundojë. Sipas këtij instituti, fakti që afati prej 30 ditësh është shkelur tashmë është i pakontestueshëm, por kjo nuk nënkupton se Kuvendi duhet të mbetet i pakonstituuar.
 
“Shkelja e afatit kushtetues nuk mund të shërbejë si arsye për të vazhduar gjendjen e krijuar. Përkundrazi, Kuvendi duhet të konstituohet dhe shkelja e deritanishme duhet të evidentohet.”, ka deklaruar IKD-ja.