Ohër, modernziohet aeroporti, përmirësohen shërbimet
08.09.2026 15:33
Pas 56 viteve rikonstruohet Aeroporti i Ohrit me një kosto prej 2 milionë e 700 mijë euro....

Pas 56 viteve rikonstruohet Aeroporti i Ohrit me një kosto prej 2 milionë e 700 mijë euro. Me këtë investim, ky aeroport merr pamje bashkëkohore dhe krijon mundësi për më shumë turistë dhe aviokompani, tha me këtë rast ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili për më tepër siguroi vazhdimin e punimeve në zhvillimin infrastrukturor.
“Sigurisht, këtij aeroporti praktikisht të ri do t’i ndihmojë shumë edhe infrastruktura e re. E dini se po ndërtohet intensivisht autostrada Ohër–Kërçovë. Tashmë pjesa deri te aeroporti ka përfunduar. Tashmë nga Ohri deri në aeroport mund të arrihet përmes autostradës. Arrihet deri te një nyje e bukur rrugore, e cila është rregulluar vërtet bukur. Do të doja të falënderoja Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore dhe të gjithë ata që kanë punuar në rregullimin e saj. Vërtet, duket mrekullueshëm. Dhe, në këtë mënyrë, praktikisht, udhëtimi drejt Aeroportit të Ohrit bëhet më i shpejtë.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
Qeveria do të vazhdojmë të investojë në infrastrukturë dhe të krijojmë kushte që vendi ynë të jetë një kryqëzim i rëndësishëm rajonal një vend që lidh njerëz, biznese dhe mundësi të reja, theksoi me këtë rast kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Aeroporti i Ohrit është hallkë e rëndësishme, para së gjithash për zhvillimin e tërë rajonit, për zhvillimin e Maqedonisë si shtet dhe zhvillimin e Ohrit, Strugës dhe komunave që janë afër këtij aeroporti. Më shumë turistë, më shumë potenciale turistike, e në këtë mënyrë praktikisht ne zhvillojmë ekonominë e Maqedonisë. Nga ajo që mund ta di, përfaqësuesit e aeroportit të TAV-it, me të vërtetë kanë bërë përshtypje me punën e tyre në Maqedoni gjatë viteve të fundit.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Serkan Kaptan, drejtor ekzekutiv i TAV-it, Maqedoni, theksoi se ata kanë investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e përvojës së udhëtarëve, partnerëve dhe punonjësve.
“Kemi rritur ndërlidhjen dhe komunikacionin vjetor për katër herë më shumë. Në vitin 2026, aeroportet e Maqedonisë janë në rritje më të shpejtë në Evropë. Kemi rritur zhvillimin prej 30% më shumë se në vitin e kaluar. Aeroporti i Ohrit shënon rritje rekorde edhe sa i përket edhe numrit të pasagjerëve edhe fluturimeve.”, - u shpreh drejtori ekzekutiv i TAV-it, Serkan Kaptan.
Kaptan shton se deri më tani në aeroportet e Maqedonisë kanë investuar, pothuaj, 300 milionë euro.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
