Maqedoni
Parashikimi i motit
09.09.2026 08:52
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Pasdite, në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
