Maqedoni
Filloi rrënimi dhe pastrimi i gërmadhave të shtëpive të dëmtuara në “Lagjes së trimave” në Kumanovë
18.06.2015 16:41
Pas miratimit të raportit për vlerësimin e dëmeve dhe vendimit të qeverisë për kompensimin e tërësishëm...

Pas miratimit të raportit për vlerësimin e dëmeve dhe vendimit të qeverisë për kompensimin e tërësishëm të dëmeve të shkaktuara gjatë përleshjeve, në “Lagjen e trimave” sot edhe zyrtarisht ka filluar rrënimi dhe pastrimi i gërmadhave të shtëpive të dëmtuara, me ç’rast janë përfshirë 16 shtëpi të “Lagjes së trimave”.
Ndërkohë që edhe banorët e lagjes ishin prezent dhe me emocione përcollën këtë aktivitet.
Banorët presin që pas pastrimit të gërmadhave në xhirollogaritë e tyre të derdhen mjetet e premtuara nga qeveria për fillimin e ndërtimit dhe rinovimit të shtëpive të tyre.
NEXHAT AQIFI
