Maqedoni

Konferencë në Kuvend me temën "Bashkëpunimi rajonal për integrim në BE"

09.09.2026 10:47

Sot dhe nesër në Kuvend do të mbahet konferencë dyditore me temë "Bashkëpunimi rajonal për integrimin në BE"...

Në Kuvend sot dhe nesër do të mbahet konferenca dyditore “Bashkëpunimi rajonal për integrimin në BE”, ku do të diskutohet për rolin e parlamenteve dhe mbikëqyrjen efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të Komisionit Evropian, parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe ekspertë nga fusha e integrimeve evropiane. Në fokus do të jenë bashkëpunimi parlamentar rajonal, agjenda reformuese dhe forcimi i funksionit mbikëqyrës të parlamenteve.
 
Për sot janë paraparë sesione për rolin e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE, kontributin parlamentar në bashkëpunimin rajonal, mbikëqyrjen parlamentare dhe praktikat e suksesshme parlamentare.
 
Nesër do të diskutohet për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare mbi agjendën reformuese, si dhe për risitë e mundshme në procesin e zgjerimit të BE-së dhe ndikimin e tyre mbi vendet e rajonit.
 
Fjalime përshëndetëse do të mbajnë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Gjermanisë, Jan-Axel Voss.