Maqedoni

Llogaritja dimërore e kohës fillon më 25 tetor

09.09.2026 12:02

Orët ndryshohen dy herë në vit – të dielën e fundit të marsit, kur fillon llogaritja verore e kohës...

Orët ndryshohen dy herë në vit – të dielën e fundit të marsit, kur fillon llogaritja verore e kohës, dhe të dielën e fundit të tetorit, kur kalohet në llogaritjen dimërore.
 
Orari zyrtar i publikuar nga Komisioni Evropian tregon se ndryshimi i akrepave të orës vazhdon deri në vitin 2031, përveç nëse miratohet një rregullore e re.
 
Këtë vit, llogaritja dimërore e kohës fillon më 25 tetor, ndërsa në vitin 2027, llogaritja verore fillon më 28 mars dhe përfundon më 31 tetor.
 
Ky kalendar është përpiluar sipas legjislacionit aktual. Kjo nuk do të thotë se vendimi është përfundimtar deri në vitin 2031. Nëse Bashkimi Evropian miraton një zgjidhje të re për heqjen e kësaj praktike, ndryshimi i orës mund të përfundojë edhe më herët.