Kuvend, Konferencë: Bashkëpunimi rajonal për integrim në BE

09.09.2026 15:21

Parlamentet nuk janë vetëm mbështetës të procesit integrues...

Parlamentet nuk janë vetëm mbështetës të procesit integrues, por makineri dhe bazament i aderimit në Bashkimin Evropian. Ky është vlerësimi i përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Xhulio Veneri, në konferencën mbi rolin e mbikëqyrjes parlamentare në avancimin e eurointegrimt të aspirantëve.

Sipas tij, në këtë rrugëtim Qeveria është një, por Parlamenti garanton në frytshmërinë e reformave dhe legjitimitetin demokratik, të rëndësishme në këtë proces.

“Në këtë drejtim vlerësojmë se parlamentet janë thelb i punës dhe makineri e procesit të aderimit. E dimë se edhe qeveritë janë të rëndësishme, por në fund, gjithçka përmblidhet në Parlament, sepse ka rol të madh në komunikim me qytetarët.  Parlamentet në të vërtetë janë bazë e biznesit dhe gjithashtu një makineri e procesit të integrimit.”, - deklaroi përfaqësuesi nga Komisioni Evropian, Xhulio Veneri.

Përfaqësuesit e popullit duhet të ndihmojnë në krijimin e lidhjes mes qytetarëve dhe integrimit praktik në BE, tha me këtë rast Sara Mila, deputete e Shqipërisë, duke shtuar se përkushtimi që jepet për integrim, patjetër të bëhet ndryshim për qytetarët. Ambiciet  eurointegruese të shkojnë përtej përfundimit të negociatave, shtoi Mila.

“Mënyra se si flasim me qytetarët rreth Bashkimit Evropian se çfarë mesazhesh japim është shumë e rëndësishme. BE-ja nuk duhet të jetë vetëm bisedime, por ndjenjë që qytetarët e kanë. Të rinjtë duhet të kuptojnë çka do të thotë për edukimin dhe mundësitë,  bizneset e vogla të kuptojnë rregullat e reja dhe mundësitë që iu vijnë bashkë me integrimin. Një bujk patjetër të pyes se si ndikon standardi evropian në jetën e përditshme të tij.”, - theksoi deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila.

Përfaqësuesja nga Serbia sugjeroi seriozitet më të madh në këto mbledhje, sa i përket prezencës, sidomos atyre nga grupi i eurodeputetëve.

“Herën e kaluar kur patëm takim në Beograd, nga 15 eurodeputetë erdhën vetëm 4. Mendoj se duhet më shumë të punojmë në kësi takime, sepse nuk është shkëmbim nëse shumica e kolegëve mungojnë.”, - u shpreh deputetja e Parlamentit serb, Elvira Kovaç.

Nikoqire e konferencës ishte Kuvendi i shtetit tonë, ndërkaq deputetët vendorë nuk hezituan të shprehin zhgënjim nga pesimizmi nga rrugëtimi i gjatë që çon në familjen evropiane.

“Sot ne përsëri flasim për çështje bilaterale që e rëndojnë rrugën tonë. Jam i bindur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që për momentin janë në proces eurointegrues duan të bëhen anëtare të BE-së. Por, pyetja kryesore  është se cili është pozicioni i BE-së për këtë që flasim? Ngaqë, ne, sado që të bëjmë rreth detyrave të shtëpisë, sërish ekziston diçka që quhet politikë e zgjerimit dhe bilateralizimi i këtij procesi.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçullevski.

Sesioni, mes tjerash, pati në fokus edhe kontributin në mënyrë aktive të parlamenteve përmes funksionit të mbikëqyrjes dhe diplomacisë parlamentare.

Konferenca vazhdon punimet edhe të enjten me diskutim për zhvillimet aktuale në BE dhe risitë e mundshme nga metodologjia e aderimit, si dhe ndikimet e reformave brenda BE-së  në procesin e zgjerimit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)