Botë

Policia italiane ka konfiskuar katër milion euro kesh, të groposura nga mafia në Torino

18.06.2015 17:25

Policia financiare italiane ka konfiskuar pothuajse katër milionë euro kesh, të cilat janë groposur në oborrin e shtëpisë së shefit të narko rrjetit në afërsi të Torinos...

Në suaza të hetimit janë dhënë 15 urdhëresa për arrest. Deri tani janë arrestuar tetë persona, shtatë në Itali dhe një në Portugali. Vazhdon hetimi pas shtatë të tjerëve, prej të cilëve tre janë brazilianë.
 
Sipas policisë grupi është një nga organizatat më të mëdha për kontrabandim të narkotikëve në Itali, me seli në provincën Torino dhe me klone në rajone të tjera të Italisë.
 
Në suaza të hetimit që ka zgjatur disa muaj, janë konfiskuar 415 kilogramë kokainë në vlerë të tërësishme prej rreth 35 milionë eurosh./mia