Kontroll më i madh në trafik, “Qyteti i Sigurt” zgjerohet edhe në Veles
Sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Qyteti i Sigurt“...

Sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Qyteti i Sigurt“ nga e shtuna do të fillojë të funksionojë edhe në territorin e SPB Veles, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas kryerjes së kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët në territorin e SPB Veles.
“Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i fuqishëm dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulimi në kohë i kundërvajtjeve në trafik, rritja e disiplinës në komunikacion dhe përmirësimi i sigurisë në rrugë.”, theksojnë nga MPB-ja.
Nga atje u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.
