Maqedoni
Gruevski nuk e din se kur do ta takojë Zaevin
18.06.2015 17:32
Kryeministri, Nikolla Gruevski, nuk e din se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i liderëve për dalje nga kriza politike...

Ai sot nuk zbuloi detaje rreth kësaj çështje, pa përjashtuar mundësinë e realizimit të shpejtë të takimit të radhës. Por, Gruevski thotë se opinioni publik do të jetë i informuar në kohë për takimet dhe zhvillimet në këtë drejtim.
“Për momentin nuk mund t’ju përgjigjem se kur do të mund të mbahej takimi i ardhshëm i liderëve politik, sepse i njëjti varet nga shumë faktorë. Nuk e përjashtoj mundësinë që takimi të realizohet shumë shpejt, por e njëjta mund të realizohet edhe në të ardhmen. Nuk e di, do ta shohim dhe do të jeni të informuar me kohë”- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Kryeministri Gruevski, njëherit, nuk preferoi të komentojë as “bombën” e fundit të LSDM-së opozitare, që kishte të bënte me keqpërdorime nga përfaqësues të kabinetit të tij qeveritarë.
REXHEP QAMILI
