Maqedoni

Parashikimi i motit

10.09.2026 08:52

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.