Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
10.09.2026 09:03
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut dhe rënie gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
