Ekonomi

Ministrja Dimitrieska-Koçoska do ta hapë Konferencën Rajonale “Ohër 2026”

10.09.2026 09:42

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Ohër 2026”...

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Ohër 2026”, e cila mbahet në hotelin “Inex Olgica” në Ohër. Ministrja Dimitrieska-Koçoska do të mbajë fjalim hyrës në hapjen e konferencës dhe do të marrë pjesë në panel-diskutimin me temë “Nga presioni në eurozonë drejt qëndrueshmërisë fiskale: Prioritetet buxhetore, realitetet në sektorin privat dhe mësimet rajonale”.
 
Konferenca synon të kontribuojë në politika fiskale më të qëndrueshme, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim më të afërt rajonal në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.
 
Në konferencë marrin pjesë ministra të financave, drejtues të administratave tatimore nga rajoni, përfaqësues të qeverive dhe ekspertë. Konferenca paraqet mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
 
Pas përfundimit të panel-diskutimit të parë janë paraparë deklarata për mediat, njoftuan nga Ministria.