Maqedoni
Konferencë në Kuvend për mbikëqyrjen parlamentare dhe integrimin në BE
10.09.2026 10:01
Konferenca ka filluar në orën 09:30...

Roli i mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë në fokus të konferencës së sotme “Bashkëpunimi rajonal për integrimin në BE”, e cila do të mbahet në Kuvend.
Konferenca ka filluar në orën 09:30 me sesionin “Rojtarët e proceseve reformuese: Si të forcohet mbikëqyrja parlamentare mbi agjendën reformuese?”. Në të do të flasë drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska, pas së cilës është paraparë një diskutim i përbashkët.
Në sesion do të shqyrtohen strategjitë dhe mjetet për forcimin e rolit të parlamenteve në vendet e Ballkanit Perëndimor në ndjekjen e zbatimit të agjendës reformuese dhe proceseve të ndërlidhura, me qëllim që angazhimet reformuese të rezultojnë me përparim konkret dhe transparent.
Në pjesën e dytë të konferencës, nga ora 11:30, do të mbahet sesioni “Nga dokumentet e politikave publike në realitet: skenarë të mundshëm për rrjedhën e re të procesit të zgjerimit”, ku do të mbajë fjalim Aleksandar Andrija Pejoviq.
Do të prezantohet një pasqyrë e politikave dhe zhvillimeve aktuale në BE lidhur me ndryshimet e mundshme në metodologjinë e anëtarësimit, si dhe ndikimin e tyre në rrjedhën e ardhshme të procesit të zgjerimit.
