Botë

Droni rus në Moldavi kërcënoi avionin e presidentit ukrainas Zelenski

10.09.2026 11:38

Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Oslos është përballur me një situatë të rrezikshme...

Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Oslos është përballur me një situatë të rrezikshme, pasi një dron ishte pranë tij gjatë fluturimit. Këtë e bëri të ditur kryeministri norvegjez Jonas Gar Stere. 
 
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, derisa Zelensky po udhëtonte nga Moldavia drejt kryeqytetit norvegjez, kur një dron rus ka hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore. Avioni i Zelensky-t ndodhej në aeroportin ndërkombëtar të Kishinauit dhe u lejua të ngrihej vetëm pasi autoritetet konstatuan se droni kishte rënë.
 
Sipas raportimeve, ai shpërtheu rreth 160 kilometra larg aeroportit. Ambasadori i Moldavisë në ShBA, Vlladislav Kulminski, tha se incidenti ka gjasa të mos ketë qenë aksidental. I pyetur nëse droni mund të ketë pasur si objektiv Zelenskin, Kulminski tha se hetimet janë ende në zhvillim e sipër. Megjithatë, ai theksoi se dihet që presidenti ukrainas përdor hapësirën ajrore moldave gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit.