Botë

Trump për kandidatin republikan në Teksas: Mund të mos duket mirë ose të mos flasë mirë, por duhet të votoni për të

10.09.2026 12:21

Trump ka mbështetur kandidatin republikan për Senatin në Teksas...

Donald Trump ka mbështetur kandidatin republikan për Senatin në Teksas, Ken Paxton, por prezantimi i tij para votuesve nuk kaloi pa komente pikante nga presidenti amerikan.
 
Gjatë një aktiviteti elektoral, Trump e përshkroi Paxton si “prokurorin e përgjithshëm më të madh” që Teksasi ka pasur ndonjëherë, por më pas u ndal te mënyra se si kandidati vishet, flet dhe paraqitet. “Disa mund të mos e pëlqejnë mënyrën se si vishet”, tha Trump, duke shtuar se Paxton atë mbrëmje ishte veshur shumë mirë me kostum blu.
 
Më tej, presidenti amerikan tha se disa votues mund të mos e pëlqejnë mënyrën se si ai flet, ndërsa shtoi me humor se Paxton “mund të mos vishet siç duhet, mund të mos flasë tamam në mënyrë perfekte dhe mund të mos jetë djali më i pashëm” që ka parë ndonjëherë.
 
Megjithatë, Trump e bëri të qartë mbështetjen e tij për të. “Ai meriton të jetë senatori juaj i radhës”, deklaroi presidenti amerikan.
 
Ken Paxton, republikan dhe prokuror i përgjithshëm i Teksasit, është një nga emrat që synon të përfaqësojë shtetin në Senatin amerikan në zgjedhjet e ardhshme.