Botë

Vest: Thaçi formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

10.09.2026 14:33

Vest ka pretenduar se Thaçi ka tentuar të pengojë procesin e drejtësisë në Hagë...

I përballur me akuza të rënda dhe mundësi për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Hashim Thaçi ka tentuar të pengojë procesin e drejtësisë në Hagë. Ky ka qenë pretendimi i kryeprokurorores së Specializuar, Kimberly Vest, e cila ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Sipas kryeprokurores Vest, Thaçi u kap me shumë orë inicizime e dokumente, që konfirmojnë pretendimet e saja. Kryeprokurorja ka bërë pretendime edhe për përfshirjen e Thaçit në orientimin e të bashkëakuzuarve lidhur me dëshmitarët.
 
“Me muaj e muaj të tërë, Thaçi vazhdimisht udhëzoi të bashkëakuzuarit gjatë vizitave në objektin e paraburgimit. U tha atyre se çfarë duhet të thonin dëshmitarët ose çfarë nuk duhej të thonin, në mënyrë që të zbehte ose hiqte tërësisht fajësinë e tij. Ai dha udhëzime të hollësishme sa i takon hierarkisë së UÇK-së, në veçanti se kujt duhej atribuar autoriteti në vend të Thaçit, strukturën e UÇK-së, për të zbehur nocionin se UÇK-ja ishte një organ i organiuzuar pranë shtabit të përgjithshëm dhe se Thaçi ishte një figurë komanduese.”, - deklaroi kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Vest.
 
Hoxha: Ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm
 
Vest tha se Thaçi kishte udhëzuar të bashkëakuzuarit Kilaj dhe Hajredin Kuçi, se si dëshmitari duhet ta korigjonte deklaratat. Por, Eliza Hoxha nga “Liria ka emër” thotë se qytetarët i konsiderojnë ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm.
 
“Ne i dëshirojmë çlirimtarët të kthehen në shtëpinë e vet. Për neve, ata janë të pafajshëm, dhe në emër të popullit do të mbetet i tillë. Ata e kanë përjetësuar emrin e tyre, duke qenë se i përkasin një periudhe shumë të ndritshme dhe të lavdishme. Kanë luftuar për diçka që është më e madhe se ëndrra e tyre e vetme, personale, kanë luftuar për liri, kanë marrëshuar për liri.”, - theksoi Eliza Hoxha nga “Liria ka emër”.
                                             
Njëherësh “Liria ka emër”, ka thirrur një marsh protestues që do të mbahet më 12 shtator në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Siç është paralajmëruar shpallja e vendimit gjyqësor për krerët e UÇK-së do të bëhet më 16 shtator. 
 
GYLTENE SINANI