Maqedoni
Kompania “WIK” zgjeron kapacitetet në Prilep, Mickoski: Përkrahim investimet e huaja
10.09.2026 14:47
Qeveria është fuqishëm e interesuar për krijimin dhe përkrahjen e Investimeve të huaja në vend...

Qeveria është fuqishëm e interesuar për krijimin dhe përkrahjen e Investimeve të huaja në vend, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë lëshimit në përdorim të objektit të ri të Kompanisë “WIK”, një termocentral të ri “WIK Prilep 2”. Sipas Mickoskit, Qeveria është plotësisht e orientuar drejt tërheqjes së investitorëve të huaj, dhe nëse analizohen dy vitet e fundit, që nga zgjedhja e kësaj qeverie, niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja është diku rreth një miliard e 400 milionë euro.
“Niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja është diku rreth 1 miliard e 400 milionë euro. Më thonë gjithmonë, mos e krahaso veten me qeverinë e mëparshme. Nëse i krahasojmë, këto dy vite me dy vitet e para atëherë, kur nuk kishte kriza, atëherë do të flasim për një krahasim midis 1 miliard dhe 400 milionë eurove të kësaj qeverie dhe 750 milionëve që kishte qeveria e mëparshme. Numrat janë të qartë, ndryshimi është i madh. Pavarësisht nëse e konvertojmë këtë si shifër në raport me frymën apo shifrën totale, është një ndryshim i madh.”, - deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Si pjesë e strategjisë së saj për zgjerim global, kompania “WIK Macedonia DOOEL” në vitin 2017 filloi ndërtimin e një fabrike për prodhimin e pajisjeve elektrike në zonën industriale të Prilepit. Me rritjen e kërkesës për prodhim dhe zgjerimin e bashkëpunimit me klientët ndërkombëtarë, u shfaq nevoja për kapacitete të reja dhe shtesë prodhuese, prandaj kompania “WIK” filloi planifikimin dhe realizimin e një objekti të ri prodhues “WIK Prilep 2”, duke vazhduar kështu zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese në Zonën Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale në Prilep, ku parashihet hapja e 300 vendeve të reja të punës.
“Ky objekt është investimi i dytë i “WIK”, falënderojmë Qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e marrin, dhe kjo na shtyn që të mendojmë që t’i rrisim investimet tona. Ky objekt e bënë prodhimin e produkteve cirkulative të ekonomisë, që është shumë e kërkuar në Evropë.”, - u shpreh drejtor i “WIK”, Kristof Dorn.
“WIK” është një kompani gjermane e themeluar në vitin 1950, e cila aktualisht ka më shumë se 6.000 të punësuar, ndër të cilët një ekip zhvillimi prej mbi 350 inxhinierësh. Kompania është e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve elektrike shtëpiake për marka të ndryshme ndërkombëtare.
FITIM KRYEZIU
