Kuvend, Konferencë, diskutohet zgjerimi i BE-së, iniciativat për ndryshime

10.09.2026 16:08

Vendet e rajonit e kanë një strategji të përbashkët shtetërore dhe ajo është integrimi në familjen e madhe evropiane...

Vendet e rajonit e kanë një strategji të përbashkët shtetërore dhe ajo është integrimi në familjen e madhe evropiane, por, në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse ky prioritet është po aq i rëndësishëm për vetë Bashkimin Evropian, vlerëson Antonio Milloshovski, në kuadër të konferencës për rolin e parlamenteve rajonale në zgjerimin e Unionit. Kjo çështje, sipas tij, mbetet të shihet në tetor kur do të diskutohet iniciativa për rishikim të politikës së zgjerimit.
 
“Ne do të ishim të lumtur nëse secili vend anëtar i BE-së, na vlerëson neve të gjithë kandidatëve sipas reformave të arritura në fushë të caktuar…Ajo që vlerësoj se nuk duhej të jetë rast është se nuk duhet një vend anëtar i BE-së të jetë i fiksuar me atë se si të bëjë “reforma” në identitetin nacional e kulturor të dikujt. Kjo nuk është çështje e BE-së, Përkundrazi. BE-ja ka një parullë: Të bashkuar në dallime!”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Eurintegrime, Antonio Milloshovski.
 
Ish-ministri malazes, Pejoviq, megjithatë shton se çdo iniciativë non paper i BE-së, nuk zëvendësojnë kushtet dhe marrëveshjet që hapin derën kryesore për integrim.
 
“Të gjitha non paper nuk janë zëvendësim i marrëveshjeve. Nuk janë ligjore, janë propozime dhe për këtë arsye quhen “non paper”. Nëse dëshiron t’i bashkohesh BE-së, duhet t’i kalosh procedurat të ratifikuara në Parlamentin Evropian dhe parlamentet nacionale të vendeve anëtare… non paper janë instrumente politike dhe tregojnë se çka mendojnë liderët evropianë: çka mendon Merci, Makroni.”,- theksoi ish-ministri i Eurointegrime në Mal të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq. 
 
Hulumtuesit vendor e vunë theksin tek zbatimi i reformave dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
 
“Beneficione dhe përfitime deri në anëtarësim të plotë. Tash lëvizim sipas Planit të Rritjes. Elementi më i fuqishëm ku fokusohen shtetet e rajonit është Agjenda Reformuese.”, - u shpreh Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.
 
“Financimi nuk shkon direkt në buxhet. Një pjesë e madhe shkon tek pushteti nacional. Gjysma e financimit kalon nëpërmjet kornizës financuese për Ballkanin Perëndimor. Në fund, shfrytëzuesit e këtyre mjeteve janë institucionet tona nacionale.”, - theksoi hulumtues për Politika Evropiane, Stefan Ristovski. 
 
Në fokus të konferencës së nivelit të lartë u diskutuan edhe zhvillimet aktuale brenda BE-së dhe ndikimi i reformave në procesin e zgjerimit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU