Botë

Të paktën 20 të vdekur pas një zjarri në një anije mallrash në Kinë – reagojnë presidenti dhe kryeministri

10.09.2026 16:18

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një anije mallrash me flamur të huaj...

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një anije mallrash me flamur të huaj të ankoruar në një port në Kinën lindore, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.
 
Nga 42 personat në bord, 12 u evakuuan dhe pesë janë në spital në gjendje të qëndrueshme, thotë CCTV.
 
Një zjarr ka shpërthyer në një anije mallrash me flamur të huaj të ankoruar në një port lindor kinez.
 
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekziston frika se janë shkaktuar viktima të konsiderueshme, sipas mediave shtetërore.
 
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje urgjente kërkim-shpëtimi dhe një hetim të shpejtë.
 
Ndërkohë, kryeministri Li Qiang bëri thirrje që njerëzit e "bllokuar" të shpëtohen dhe theksoi nevojën për të "parandaluar fatkeqësitë dytësore".
 
Anija po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në qytetin e Qingdao kur flakët shpërthyen në orën 11:15 sipas orës lokale, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.