Maqedoni

Parashikimi i motit

11.09.2026 08:46

Me diell dhe ngrohtë, temperatura deri në 35 gradë...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.
 
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, mbi 15 l/m², të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar veriore, me shpejtësi mbi 40 km/h.
 
Nga e shtuna temperaturat ditore do të pësojnë rënie. Më pas, deri në mesin e javës së ardhshme, pritet mot relativisht stabil dhe më i freskët.