Maqedoni

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Lotaria”

11.09.2026 08:53

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Lotaria”

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Lotaria”, pasi i akuzuari i parë, Përparim Bajrami, ndaj të cilit ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar, u paraqit vetë në Burgun e Shkupit. Nga Gjykata Themelore Penale informojnë se Bajrami është dërguar në burg për vuajtjen e masës së paraburgimit të caktuar më herët.
 
Gjykata sot do t’i dorëzojë atij një kopje të propozim-akuzës, në mënyrë që të njihet me përmbajtjen dhe provat. Meqenëse afati ligjor për shqyrtimin e tyre është tetë ditë, anulohen seancat e caktuara për sot dhe për 16 shtator.
 
Gjykimi do të vazhdojë më 18 shtator, në orën 12:00.